Sulmojnë fizikisht policët gjatë detyrës, arrestohen dy persona në Klinë
Dy persona janë arrestuar në Klinë pasi dyshohen se kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të premten rreth orës 17:45 në rrugën “Bill Klinton”. Të dyshuarit fillimisht dyshohet se kanë penguar policinë në ushtrimin e detyrës, e më pas kanë sulmuar…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në Klinë pasi dyshohen se kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të premten rreth orës 17:45 në rrugën “Bill Klinton”. Të dyshuarit fillimisht dyshohet se kanë penguar policinë në ushtrimin e detyrës, e më pas kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/