Moti për të dielën
Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me diell gjatë ditës së diel. Vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje shiu, kryesisht në formë të herëpashershme. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mund të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë…
Lajme
Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me diell gjatë ditës së diel. Vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje shiu, kryesisht në formë të herëpashershme.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mund të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, transmeton lajmi.net.
Reshjet dhe temperaturat relativisht të favorshme pritet të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore. Megjithatë, fermerët duhet të kenë kujdes nga lagështia e shtuar, e cila mund të favorizojë paraqitjen e sëmundjeve kërpudhore në disa kultura.
Cilësia e ajrit parashikohet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare, falë qarkullimit të masave ajrore dhe pranisë së erërave të lehta deri mesatare.
Gjatë intervaleve me diell, indeksi UV do të jetë i lartë. Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë ndaj diellit gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00./lajmi.net/