Kurti publikon një video, i lutet mërgatës: Nesër është dita e fundit e afatit për regjistrim për të votuar
Kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti ka dal me një lutje për mërgimtarët. Kurti ka thënë se nesër është afati i fundit për regjistrim për të votuar nga mërgata, transemton lajmi.net. Ai ka thënë se ata që ende s’janë regjistruar, ta bëjnë këtë sot ose nesër, ndryshe nuk do të mund të votojnë. Postimi…
Lajme
Kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti ka dal me një lutje për mërgimtarët.
Kurti ka thënë se nesër është afati i fundit për regjistrim për të votuar nga mërgata, transemton lajmi.net.
Ai ka thënë se ata që ende s’janë regjistruar, ta bëjnë këtë sot ose nesër, ndryshe nuk do të mund të votojnë.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Nesër është dita e fundit e afatit për regjistrim për të votuar nga mërgata.
Në këtë proces tejet të rëndësishëm për vendin, deri tani janë regjistruar mbi 95 mijë mërgimtarë.
Prandaj, ftoni familjarët, miqtë e dashamirët, por edhe ndihmoni ata që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes.
Linku për regjistrim:
https://diaspora.kqz-ks.org ./lajmi.net/