Hamza: Si Kryeministër, qysh në vitin e parë do të ndërmarrim masa konkrete për lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e sigurisë sociale e ekonomike
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar dy familje sot në lagjën Kurrilë të Prizrenit. Hamza në postimin e bërë tha se dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve, vështirësitë ekonomike dhe sfidat për qasje në shërbime shëndetësore, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Sot, bashkë me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir…
Lajme
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar dy familje sot në lagjën Kurrilë të Prizrenit.
Hamza në postimin e bërë tha se dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve, vështirësitë ekonomike dhe sfidat për qasje në shërbime shëndetësore, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, vizituam familjen Gashi dhe familjen Muhaxhiri në lagjen Kurillë të Prizrenit.
Dëgjova nga afër shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve, vështirësitë ekonomike dhe sfidat për qasje në shërbime shëndetësore. Këto janë halle të përditshme të qytetarëve tanë, që kërkojnë adresim serioz.
Ka ardhur koha që shteti të kujdeset më shumë për familjet, ekonominë dhe dinjitetin e çdo qytetari.
Si Kryeministër, qysh në vitin e parë do të ndërmarrim masa konkrete për lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e sigurisë sociale e ekonomike në vend.
Falënderoj familjet për mikpritjen dhe besimin./lajmi.net/