“NJSO në Skenderaj përfundoi pas një urdhëri të rremë” – Musliu thotë se ka informacione të reja për ngjarjen në Skenderaj

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se urdhri për t’u nisur për në Skenderaj, mbrëmjen e së enjtes – ishte i rremë. Musliu deklaron se ka informacione që pohojnë se njësia speciale ishte njoftuar se do të shkonte në veri, por gjatë rrugës e kuptuan që destinacion kishin Skenderajn. “E gjithë struktura komanduese e…

Lajme

16/05/2026 13:13

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se urdhri për t’u nisur për në Skenderaj, mbrëmjen e së enjtes – ishte i rremë.

Musliu deklaron se ka informacione që pohojnë se njësia speciale ishte njoftuar se do të shkonte në veri, por gjatë rrugës e kuptuan që destinacion kishin Skenderajn.

“E gjithë struktura komanduese e policisë në Mitrovicë dhe ajo e njësisë speciale në fjalë, iu nënshtruan një presioni të tmerrshëm, nga marioneta e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla. Kurse Mehani i cili në Drenicë do mbahet mend si i pari pas Millosheviçit që kontribuoj në shtetrrethimin e Skenderajt, ishte vetëm një figurë e vockël në gjithë këtë teatër. Qëllimi i tyre nuk u realizua” shkroi Musliu.

Kujtojmë se forca të shtuara të rendit zbarkuan të enjten në Skenderaj, pas incidentit që ndodhi ndërmjet Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit.

Ky është postimi i plotë i Musliut:

Në bazë të informatave që kam, njësiti NJSO në Skenderaj përfundoi pas një urdhëri të rremë.

Atyre u ishte thënë se po niseshin për një aksion në Veri. Në rrugë e sipër ata e kuptuan që destinacioni i tyre ishte Skenderaj. Dhe kjo manovër është pikërisht ajo me çfarë do duhej të merrej prokuroria e shtetit.

E gjithë struktura komanduese e policisë në Mitrovicë dhe ajo e njësisë speciale në fjalë, iu nënshtruan një presioni të tmerrshem, nga marioneta e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla. Kurse Mehani i cili në Drenicë do mbahet mend si i pari pas Millosheviçit që kontribuoj në shtetrrethimin e Skenderajt, ishte vetëm një figurë e vockël në gjithë këtë teatër. Qëllimi i tyre nuk u realizua.

Respekt për gratë dhe burrat e uniformuar që treguan rezistencë, qetësi dhe profesionalizëm.

Drenica është gjithmonë vigjilente dhe në mbrojtje të shtetit dhe kombit nga armiqë të jashtëm, por edhe të brendshëm.