Ismaili shkon për vizitë te Lushtaku: Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Kodrës, Thaçit e Veselit s’mund të fyhet e njolloset

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, publikoi foto nga vizita e tij në Skenderaj tek kryetari i komunës Sami Lushtaku. Vizita vjen pas zhvillimeve të ditëve të fundit në Skënderaj, ku u shënua një prani e shtuar e forcave policore. Ai përgëzoi qytetarët e Skenderajit për organizimin e qetë dhe bashkepunimin e…

Lajme

16/05/2026 13:06

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, publikoi foto nga vizita e tij në Skenderaj tek kryetari i komunës Sami Lushtaku.

Vizita vjen pas zhvillimeve të ditëve të fundit në Skënderaj, ku u shënua një prani e shtuar e forcave policore. Ai përgëzoi qytetarët e Skenderajit për organizimin e qetë dhe bashkepunimin e shkëlqyer me institucionet e rendit.

Përmes një mesazhi publik, Ismaili ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti për përpjekje për të nxitur dhunë dhe destabilizim në këtë rajon.

“Ngjarjet e ditëve të fundit patën në cak qytetin e Skenderajit, duke dërguar forca të shumta policore. Jam i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë.” theksoi Ismaili.