Një kinezi në Prishtinë i grabiten para, nën kërcënimin e thikës

Një rast i grabitjes është raportuar dje në Prishtinë. Pak pas mesditës, një shtetas kinez ka raportuar në stacion policor se i janë grabitur para. Sipas dëshmisë së viktimës, dy persona, duke e kërcënuar me thikë, i kanë grabitur 20 euro. Policia ka konfirmuar se nuk raportohet për të lënduar. “Janë arrestuar dy të dyshuar…

Lajme

16/05/2026 08:38

Një rast i grabitjes është raportuar dje në Prishtinë.

Pak pas mesditës, një shtetas kinez ka raportuar në stacion policor se i janë grabitur para.

Sipas dëshmisë së viktimës, dy persona, duke e kërcënuar me thikë, i kanë grabitur 20 euro.

Policia ka konfirmuar se nuk raportohet për të lënduar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” deklaron policia.