Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu – maksimalja shkon në 21°C
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës…
Lajme
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 18–21°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–10 m/s.