“Me ne dyve nuk është mirë mi kru dhëmbët”- Si provokonte mbrëmë zyrtari i VV-së pasi Njësitë Speciale po vendoseshin në Skenderaj

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gaceferi, ka publikuar një fotografi me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kohën kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ndodhej në Skenderaj për rastin që lidhet me incidentin mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit. Në fotografinë e publikuar në rrjete sociale, Gaceferi ka shkruar: “Me neve dyve…

Lajme

15/05/2026 21:03

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gaceferi, ka publikuar një fotografi me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kohën kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ndodhej në Skenderaj për rastin që lidhet me incidentin mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit.

Në fotografinë e publikuar në rrjete sociale, Gaceferi ka shkruar: “Me neve dyve nuk oshtë bash e mençur mi kru”.

Postimi i tij vjen në kohën e tensioneve të krijuara në Skenderaj, pas raportimeve për përleshjen mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe kreut të degës së VV-së atje, Hysni Mehani, si dhe reagimeve pas zbarkimit të Njësisë Speciale në qytet.