Pritet intervistimi i Sami Lushtakut – qytetarët bllokojnë rrugën tek stacioi i policisë në Skenderaj me mjete të rënda
Në stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj pritet të intervistohet edhe kreu i kësaj komune, Sami Lushtaku. Kjo pas incidentit të ndodhur dje në një prej kafiterive të qytetit, ku është përfshirë edhe kreu i Degës së VV-së, Hysni Mehani. Siç raportojnë mediat lokale nga vendi i ngjarjes, në stacionin e Policisë kanë arritur…
Lajme
Në stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj pritet të intervistohet edhe kreu i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Kjo pas incidentit të ndodhur dje në një prej kafiterive të qytetit, ku është përfshirë edhe kreu i Degës së VV-së, Hysni Mehani.
Siç raportojnë mediat lokale nga vendi i ngjarjes, në stacionin e Policisë kanë arritur para pak çastesh hetuesit e krimeve të rënda për ta intervistuar Sami Lushtakun.

Ndërkaq, qytetarët në shenjë proteste për intervistimin e të parit të Skenderajit nga organet e rendit janë mobilizuar duke bllokuar rrugën pranë stacionit edhe me mjetet të rënda, si kamionë e gjëra të tjera./Lajmi.net/