Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, katër të lënduar
Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona. Në vendin e ngjarjes shihen dy vetura të dëmtuara rëndë pas përplasjes. Nga Policia e Kosovës ende nuk ka përgjigje zyrtare.