Rexha për vendimin e KPM ndaj mediave: Zbatim i politikave të Qeverisë dhe VV-së për shtypjen e mediave

Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili po përcjell sot nga afër mbledhjen e KPM-së, ka njoftuar se ky institucion ka shqiptuar një gjobë ndaj televizionit T7 në vlerë prej 4 mijë eurove. Rexha thotë se arsyetimi i kreut të KPM-së, Besnik Berisha, është skandaloz, duke thënë se në emisione është…

Lajme

15/05/2026 17:03

Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili po përcjell sot nga afër mbledhjen e KPM-së, ka njoftuar se ky institucion ka shqiptuar një gjobë ndaj televizionit T7 në vlerë prej 4 mijë eurove.

Rexha thotë se arsyetimi i kreut të KPM-së, Besnik Berisha, është skandaloz, duke thënë se në emisione është folur me konotacion negativ dhe s’është bërë dallimi i faktit dhe opinionit.

“Sikurse në rastin paradite, KPM-ja synon këtu të disiplinojë mediat dhe të dirigjojë politikat redaktoriale të tyre, e që është goditje e papranueshme për lirinë e medias dhe të shprehjes në Kosovë. Dhe natyrisht, zbatim i politikave të Qeverisë dhe Vetëvendosjes për shtypjen e mediave”, ka shkruar Rexha.

Reagimi i plotë:

KPM-ja ka dënuar me gjoba edhe Teve1, RTV Dukagjini e T7. Për të tria, shkeljet e prentenduara lidhen kryesisht me zgjedhjet e shkurtit 2025, reklamimin politik dhe të ngjashme.

Në rastin e T7, ka pasur një dënim të përgjithshëm prej 4 mijë eurosh, për një sërë shkeljesh të pretenduara, por arsyetimi i kryetarit Berisha është po aq skandaloz sa ai për Klan Kosovën. Mes tjerash ai tha (parafrazim) se “në emisione është folur me konotacion negativ, duke mos u bërë dallimi mes opinionit dhe faktit. Dhe, kjo është mënyra më e mirë e manipulimit të fakteve, duke bërë propagandë”.

Sikurse në rastin paradite, KPM-ja synon këtu të disiplinojë mediat dhe të dirigjojë politikat redaktoriale të tyre, e që është goditje e papranueshme për lirinë e medias dhe të shprehjes në Kosovë. Dhe natyrisht, zbatim i politikave të Qeverisë dhe Vetëvendosjes për shtypjen e mediave.