Pranë objektit të policisë ku pritet të intervistohet Sami Lushtaku gjendet edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati
Pranë objektit të policisë në Skenderaj, ku po zhvillohet intervistimi i kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, është parë edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Lushtaku po intervistohet në stacionin policor lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me kreun e degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, raporton lajmi.net Intervistimi i tij vjen…
Lajme
Pranë objektit të policisë në Skenderaj, ku po zhvillohet intervistimi i kryetarit të komunës, Sami Lushtaku, është parë edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Lushtaku po intervistohet në stacionin policor lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me kreun e degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, raporton lajmi.net
Intervistimi i tij vjen më pak se 24 orë pasi Njësia Speciale e Policisë së Kosovës zbarkoi në qendër të qytetit, ngjarje kjo që nxiti reagime të shumta nga qytetarët. Pas intervenimit të policisë, shumë qytetarë dolën në rrugë në shenjë proteste./Lajmi.net/