Qytetari nga Prizreni gjen 155 euro dhe i dorëzon në polici, paratë i kthehen pronares

Një gjest i ndershmërisë qytetare është shënuar në Prizren, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash që e kishte gjetur në një lokal të qytetit. Sipas njoftimit, më 14 maj 2026, rreth orës 20:00, në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur qytetari Murat Buzhala, i cili ka dorëzuar 155 euro që i…

Lajme

15/05/2026 16:08

Një gjest i ndershmërisë qytetare është shënuar në Prizren, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash që e kishte gjetur në një lokal të qytetit.

Sipas njoftimit, më 14 maj 2026, rreth orës 20:00, në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur qytetari Murat Buzhala, i cili ka dorëzuar 155 euro që i kishte gjetur më herët, raporton lajmi.net

Policia ka bërë të ditur se nga qytetari është marrë deklarata dhe janë pranuar mjetet financiare, ndërsa pak më vonë në stacion policor është paraqitur qytetarja me inicialet E.A., e cila ka raportuar humbjen e parave në të njëjtin lokacion.

Pas procedurave të verifikimit, policia ia ka kthyer shumën pronares ligjore dhe ka përpiluar raportet përcjellëse për rastin.

Policia e Kosovës ka vlerësuar lart veprimin e Murat Buzhalës, duke theksuar se ndershmëria dhe përgjegjësia e treguar prej tij përbëjnë shembull pozitiv për komunitetin dhe qytetarët e tjerë./Lajmi.net/