KPM dënon Klan Kosova me 3 mijë euro shkaku i kronikave për VV-në dhe qeverinë, AGK paralajmëron reagim

Këshilli i Pavarur i Mediave (KPM) po shqyrton sot 26 raste që lidhen me zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025. Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka bërë me dije se KPM-ja ka vendosur gjobë prej 3 mijë eurosh për televizionin Klan Kosova, transmeton lajmi.net. Sipas Rexhës, vendimi është marrë mbi…

Lajme

15/05/2026 14:58

Këshilli i Pavarur i Mediave (KPM) po shqyrton sot 26 raste që lidhen me zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka bërë me dije se KPM-ja ka vendosur gjobë prej 3 mijë eurosh për televizionin Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

Sipas Rexhës, vendimi është marrë mbi një pretendim që ai e konsideron “skandaloz”, të kryetarit të KPM-së, Besnik Berisha.

“Klan Kosova është gjobitur me arsyetimin se kronikat e tyre kishin pasur qasje të njëanshme, të pabalancuara dhe bazuar në vetëm një burim informacioni, lidhur me pushtetin aktual. Ky qëndrim është absolutisht skandaloz dhe tregon për kapjen e këtij institucioni nga Vetëvendosje,” ka shkruar ai.

Rexha ka shtuar se edhe RTK1 dhe Kanal10 janë dënuar për shkelje të ngjashme, ndërsa vendime të rëndësishme pritet të merren edhe për T7 dhe TV Dukagjini. Ai ka paralajmëruar se AGK-ja, së bashku me organizatat e shoqërisë civile që po monitorojnë mbledhjen, do të dalin me qëndrim pas përfundimit të saj./lajmi.net/