BIK-u nuk lejon kandidimin e imamëve në zgjedhje, hoxhë Osmani përshëndetet me xhematin duke u kërkuar “hallallin”
Lista e Lëvizjes Vetëvendosje me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit nuk është se kishte shumë ndryshime, por emrat e rinj që ishin shtuar ishin mjaftë “interesant”. Një ndër ta është edhe hoxha Osman Musliu. Osman Musliu që njihet për opinionin publik si imami nga Drenica ishte mik i kryeministrit në…
Lajme
Lista e Lëvizjes Vetëvendosje me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit nuk është se kishte shumë ndryshime, por emrat e rinj që ishin shtuar ishin mjaftë “interesant”.
Një ndër ta është edhe hoxha Osman Musliu.
Osman Musliu që njihet për opinionin publik si imami nga Drenica ishte mik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti prej shumë kohësh.
Dyshja madje shpesh herë ishin takuar në odat e Drenicës, e kishin ngrënë edhe pasul së bashku.
Por lëmë anash gjithë këto.
Lajmi.net ka raportuar para dy ditësh se si në fakt, Bashkësia Islame e Kosovës nuk e lejon kandidimin e imamëve në zgjedhje- madje njëra prej pikave kyçe e saktëson se ndalohet edhe pjesëmarrja në tubime e fushatë elektorale.
Edhe pse imami Musliu zgjodhi që të mos deklarohej kur lajmi.net e pyeti se a do të respektojë këtë vendim, në fakt BIK-u dje e konfirmoi se ky udhëzim është në fuqi dhe aktiv që nga 2025 pa pasur ndonjë ndryshim.
E imami Musliu ka marrë vendim që të lë pas ligjëratat, e të fokusohet në politikë.
”Udhëzimi është në fuqi. A do të merren masa, është kompetencë e Kryesisë. Kur të mblidhet Kryesia, del me qëndrim”, u tha dje nga BIK-U.
Sot madje Osmani ka vendosur që t’i përshëndet të gjithë besimtarë myslimanë që kishin shkuar për të dëgjuar ligjëratën e tij.
Ai është përshëndetur me “xhematin”, duke ua kërkuar edhe hallallin.
“Bëmani hallall”, u tha Osmani i cili në listën e Vetëvendosjes do të kandidojë me numër 89, derisa nuk dihet nëse do të marrë besimi e mjaftueshëm qytetarë./Lajmi.net/