Kurti presion drejtësisë për rastin në Skenderaj: Të shohim se çfarë dënimi do të jap për ata që kapin gota e përgjakin zëvendësministra
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencën për media që e pati pas takimit me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ka folur për incidentin e djeshëm në Skenderaj. Ai në mënyrë të tërthorët i ka bërë presion drejtësisë që të jap dënim dhe të reagoj më shpejt, transmeton lajmi.net. Kurti refuzoi të flas për dërgimin…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencën për media që e pati pas takimit me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ka folur për incidentin e djeshëm në Skenderaj.
Ai në mënyrë të tërthorët i ka bërë presion drejtësisë që të jap dënim dhe të reagoj më shpejt, transmeton lajmi.net.
Kurti refuzoi të flas për dërgimin e Njësisë Speciale në Skenderaj mbrëmë, që shqetësoi qytetarët atje.
“Në Republikën e Kosovës s’mund të ketë asnjë individ, asnjë grup që sfidon suksesshëm shtetin. Shteti është tërësia e ligjeve. Ligji i drejt i Republikës na bën bashkë si shoqëri, se na barazon para tij, e jo si dikur që na ndante në të pambrojtur dhe të paprekshëm. Në lokalin në Skenderaj, ku është rrahur e përgjakur zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Hysni Mehani, njëkohësisht edhe kryetari i qendrës së VV-së atje, njëkohësisht edhe kandidat për deputet, ka kamera dhe ka shumë dëshmitarë. Me që mora vesh dy persona janë arrestuar. Në përshtypjen time, reagimi i Policisë dhe Prokurorisë ka qenë i vonuar. Nuk e di se çka ka ndodhur në orët e pasmesnatës, por e di që reagimi është dashur të jetë shumë më i shpejtë. Ju e dini që aktivistat e VV-së për statuse në Facebook janë dënuar me nga 1 vit e gjysmë burg. Ta shohim tash Prokuroria për ata që marrin gotë dhe përgjakin zëvendësministrat çfarë ndëshkimi do të kërkoj dhe çfarë dënimi do të jap gjyqësori.”, tha ai./lajmi.net/