Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia e konfirmon se një person ka mbetur i plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana, i cili ka raportuar se një person është plagosur. “Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana, i cili ka raportuar se një person është plagosur.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, u shpreh ai./lajmi.net/
