Rrahja në Skenderaj, masat e sigurisë shtohen te objekti i Qeverisë në Prishtinë?

Incidenti i sotëm në Skenderaj, ku të përfshirë ishin Sami Lushtaku dhe Hysni Mehani i VV-së, ka ngjallur reagime të shumta në publik. Pas këtij rasti, në fotografi shihet objekti i Qeverisë nën masa të shtuara nga njësitet Speciale. Thuhet se Mehani u slumua fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Kjo është bërë e…

Lajme

14/05/2026 16:55

Incidenti i sotëm në Skenderaj, ku të përfshirë ishin Sami Lushtaku dhe Hysni Mehani i VV-së, ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Pas këtij rasti, në fotografi shihet objekti i Qeverisë nën masa të shtuara nga njësitet Speciale.

Thuhet se Mehani u slumua fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Mehani, përmes një postimi në Facebook. E pas deklarimit të Mehanit ka reaguar edhe vetë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku tha se pushteti i Kurtit e quajti “Sami Serbia”, e këtë s’e lejuan qytetarët.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan”, shkruan Lushtaku në reagim./Lajmi.net/