Drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani, ndalohet për dy ditë nën dyshim për ngacmim
Drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Ngacmimit”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Ajo ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. “Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë…
ShowBiz
Drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Ngacmimit”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Ajo ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë një (1) person me inicialet E.Sh., për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmimi’ nga neni 182 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë Shala për lajmi.net.
Ky zhvillim vjen pas kallëzimit penal që artisti i njohur shqiptar, Gjesti, kishte dorëzuar në mars kundër kompanisë “Onima”, stafit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Para mediave, Gjesti ka theksuar se nuk kërkon më shumë se paratë e tij:
“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe parët e mia”, është shprehur ai./lajmi.net/