Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Gjakovë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”. Sipas njoftimit, kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve me autorizim të prokurorisë kompetente. Njoftimi i plotë: Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë – Stacioni Policor në Gjakovë, me autorizim të Prokurorit…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”.
Sipas njoftimit, kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve me autorizim të prokurorisë kompetente.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë – Stacioni Policor në Gjakovë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”.
Në kuadër të hetimeve për këtë rast, dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikohet video-incizimi i personit të dyshuar, e cila dyshohet se më 16.09.2025 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash nga një bankomat.
Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit në fjalë, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në stacionin më të afërt policor. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve dhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.