Trepça jep detaje pas krizës me energjinë elektrike: Aktivitetet po zhvillohen normalisht
Trepça ka njoftuar se gjendja në njësinë biznesore është rikthyer në normalitet pas ndërprerjes së energjisë elektrike që la të bllokuar përkohësisht disa minatorë në Stan Tërg. Përmes një deklarate për opinionin publik, Trepça bëri të ditur se pas angazhimit intensiv të ekipeve teknike, punonjësit kanë rifilluar punën sipas proceseve të rregullta dhe aktivitetet operative…
Lajme
Trepça ka njoftuar se gjendja në njësinë biznesore është rikthyer në normalitet pas ndërprerjes së energjisë elektrike që la të bllokuar përkohësisht disa minatorë në Stan Tërg.
Përmes një deklarate për opinionin publik, Trepça bëri të ditur se pas angazhimit intensiv të ekipeve teknike, punonjësit kanë rifilluar punën sipas proceseve të rregullta dhe aktivitetet operative po zhvillohen normalisht.
Sipas njoftimit, vetëm në Horizontin XI dera e sigurisë vazhdon të mbetet e mbyllur për shkak të ujit të akumuluar.
“Menjëherë pas largimit të ujit dhe krijimit të kushteve të sigurta për punë, do të rifillojnë aktivitetet edhe në këtë horizont”, thuhet në njoftim.
Trepça ka falënderuar institucionet dhe ekipet që kontribuan në menaxhimin e situatës, përfshirë KOSTT, KEDS, zjarrfikësit, ekipet emergjente dhe stafin teknik.
Një falënderim i veçantë iu adresua edhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për përkrahjen dhe vizitën gjatë menaxhimit të situatës. /Lajmi.net/