Anu Prattipati mirëpret 39 vullnetarë të rinj amerikanë që do të shërbejnë në Kosovë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë betimin e grupit të 11-të të vullnetarëve të rinj të Korpusi i Paqes, të cilët do të shërbejnë në Kosova. Sipas njoftimit të ambasadës, në këtë grup janë gjithsej 39 vullnetarë, të cilët kanë përfunduar një trajnim 10-javor para…

Lajme

14/05/2026 14:48

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë betimin e grupit të 11-të të vullnetarëve të rinj të Korpusi i Paqes, të cilët do të shërbejnë në Kosova.

Sipas njoftimit të ambasadës, në këtë grup janë gjithsej 39 vullnetarë, të cilët kanë përfunduar një trajnim 10-javor para nisjes së angazhimit të tyre në vend.

Ambasada bëri të ditur se vullnetarët do t’i kalojnë dy vitet e ardhshme duke mbështetur arsimin në gjuhën angleze dhe zhvillimin e komuniteteve lokale, derisa do të kontribuojnë edhe në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur vullnetarët tanë më të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Programi i Korpusit të Paqes në Kosovë vazhdon prej vitesh me angazhimin e vullnetarëve amerikanë në fusha të ndryshme të arsimit dhe zhvillimit komunitar. /Lajmi.net/