18 minatorët e ngujuar dalin nga miniera

18 minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepça kanë dalë në mënyrë të sigurt, pasi ekipet teknike arritën të sanojnë problemin me furnizimin me energji elektrike. Minatorët kishin mbetur të bllokuar pas një zjarri të ndodhur pas mesnatës, i cili dëmtoi trafon dhe shkaktoi ndërprerje të rrymës në minierë, raporton lajmi.net Për…

Lajme

14/05/2026 14:09

18 minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e Trepça kanë dalë në mënyrë të sigurt, pasi ekipet teknike arritën të sanojnë problemin me furnizimin me energji elektrike.

Minatorët kishin mbetur të bllokuar pas një zjarri të ndodhur pas mesnatës, i cili dëmtoi trafon dhe shkaktoi ndërprerje të rrymës në minierë, raporton lajmi.net

Për shkak të mungesës së energjisë, ashensori nuk mund të funksionalizohej për nxjerrjen e tyre./Lajmi.net/

Dobra jep detaje për të ngujuarit në “Trepçë”: Sipas informatave që i kam, dy veta s’janë mirë me shëndet