Hysni Mehani raportohet se u sulmua fizikisht nga Sami Lushtaku, ky i fundit thotë se u quajt “Sami Serbia”
Një sulm fizik raportohet të ketë ndodhur sot në Skenderaj. Bëhet fjalë për një sulm fizik nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në drejtim të kryetarit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Hysni Mehani. Kjo është bërë e ditur nga vetë Mehani, përmes një postimi në Facebook. E pas deklarimit të Mehanit ka reaguar edhe vetë…
Lajme
Një sulm fizik raportohet të ketë ndodhur sot në Skenderaj.
Bëhet fjalë për një sulm fizik nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në drejtim të kryetarit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Hysni Mehani.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Mehani, përmes një postimi në Facebook. E pas deklarimit të Mehanit ka reaguar edhe vetë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Lushtaku tha se pushteti i Kurtit e quajti “Sami Serbia”, e këtë s’e lejuan qytetarët.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan”, shkruan Lushtaku në reagim.
Kurse nga Lëvizja Vetëvendosje kanë publikuar edhe një fotografi të Hysni Mehanit.
Në reagimin e VV-së thuhet se është sulmuar brutalisht kryetari i Degës në Skenderaj si dhe kandidati për deputet nga kjo parti, Hysni Mehani.
Zv/ministri në detyrë Mehani thuhet e ishte në kafiterinë “Solo” derisa po pinte kafe me ish-deputeten Arjeta Fejza.
Po ashtu u tha se Mehani aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin nuk ka pasur ende ndonjë deklarim nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/