Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Drenas

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vjedhje”. Sipas njoftimit, kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve në Drenas, me autorizim të prokurorisë kompetente. Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit të dyshuar dhe ka apeluar tek qytetarët që të bashkëpunojnë me…

Lajme

14/05/2026 13:20

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit, kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve në Drenas, me autorizim të prokurorisë kompetente.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit të dyshuar dhe ka apeluar tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet në rast se posedojnë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij. /Lajmi.net/