Deliu-Kodra thumbon Osmanin e Kurtin: Dy anë të një medaljeje mbeten një

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thumbuar ish-presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për përplasjet e fundit. Ajo ka bërë me dije se dy anë të një medaljeje mbeten prapë një medalje e vetme, raporton lajmi.net Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se parafushata e këtyre zgjedhjeve po tregon…

Lajme

14/05/2026 12:20

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thumbuar ish-presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për përplasjet e fundit.

Ajo ka bërë me dije se dy anë të një medaljeje mbeten prapë një medalje e vetme, raporton lajmi.net

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se parafushata e këtyre zgjedhjeve po tregon gjithçka.

“Ranë këto zgjedhje dhe u panë. Edhe parimet, edhe qëndrimet, edhe dallimet. Tash është koha e të vërtetave që u mbajtën në sirtar për pesë vite. Ndoshta më mirë vonë se kurrë. Por, në fund, dy anë të një medaljeje mbeten prapë një medalje e vetme”, ka shkruar ai./Lajmi.net/