Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur në Deçan po vazhdon edhe sot, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur ta lokalizojnë atë. Lajmin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë bashkë edhe me Stacionin e Policisë…

Lajme

14/05/2026 10:30

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur në Deçan po vazhdon edhe sot, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur ta lokalizojnë atë.

Lajmin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë bashkë edhe me Stacionin e Policisë në Deçan po i vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur. Ende nuk është arritur të gjendet”, deklaroi Rugova.

Sipas tij, përveç policisë dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, në operacion janë angazhuar edhe pjesëtarë të Forca e Sigurisë së Kosovës. /Lajmi.net/