Disa zona të Ferizajt sot pa ujë deri në pasdite, “Bifurkacioni” njofton për punime në rrjet

KRU Bifurkacioni ka njoftuar se sot disa zona të Ferizaj do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për shkak të punimeve teknike në terren. Sipas njoftimit, ndërprerja ka nisur nga ora 08:00 dhe po prek konsumatorët në rrugët “Enver Topalli”, “15 Shkurti”, “Ejup Statovci”, “Asim Vokshi”, “Nexhat Hasani”, “Xhemajl…

Lajme

14/05/2026 10:18

KRU Bifurkacioni ka njoftuar se sot disa zona të Ferizaj do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për shkak të punimeve teknike në terren.

Sipas njoftimit, ndërprerja ka nisur nga ora 08:00 dhe po prek konsumatorët në rrugët “Enver Topalli”, “15 Shkurti”, “Ejup Statovci”, “Asim Vokshi”, “Nexhat Hasani”, “Xhemajl Kada”, “Rifat Berisha”, “Imri Halili”, si dhe zonën e Doganajt.

Kompania ka bërë të ditur se punimet realizohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Sipas KRU “Bifurkacioni”, furnizimi me ujë pritet të rikthehet nga ora 16:00.

Kompania u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për kohën e ndërprerjes. /Lajmi.net/