Osmani e Abdixhiku nisin platformën “Hajde Folim”, takojnë qytetarët në Dardani

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë nisur një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “Hajde Folim”, në kuadër të aktiviteteve për zgjedhjet e 7 qershorit. Osmani, si kandidate për presidente, dhe Abdixhiku, si kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në Kurriz të Dardanisë, ku kanë…

Lajme

14/05/2026 09:52

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë nisur një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “Hajde Folim”, në kuadër të aktiviteteve për zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani, si kandidate për presidente, dhe Abdixhiku, si kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në Kurriz të Dardanisë, ku kanë bashkëbiseduar me qytetarë për tema dhe shqetësime të ndryshme.

Përmes një postimi, Abdixhiku tha se synimi i kësaj platforme është që politika të jetë më afër njerëzve dhe problemeve të tyre të përditshme.

“Në çdo qytet, në çdo shesh, duam të ulemi pranë qytetarëve e të flasim hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, shpresat dhe idetë e tyre për vendin”, ka shkruar ai.

Sipas Abdixhikut, Kosova ka nevojë për më pak propagandë dhe më shumë dëgjim të qytetarëve.

“Më pak zhurmë e më shumë kuptim. Dhe pikërisht prej këtyre bisedave duam ta ndërtojmë rrugëtimin tonë të përbashkët përpara”, ka shtuar ai, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë edhe në aktivitetet e ardhshme të platformës “Hajde Folim”. /Lajmi.net/