Publikohen çmimet e derivateve: Nafta dhe benzina mbesin njësoj, lirohet gazi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për tregtimin e derivateve në Kosovë për datën 14 maj 2026. Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.59 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit…

Lajme

14/05/2026 09:31

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për tregtimin e derivateve në Kosovë për datën 14 maj 2026.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.59 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.76 euro për litër.

Krahasuar me një ditë më parë, çmimet e naftës dhe benzinës kanë mbetur të pandryshuara, ndërsa gazi është liruar për një cent. /Lajmi.net/