Vdes foshnja një muajshe në Malishevë, nisin hetimet
Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në një familje në Malishevë. Bëhet fjalë për vdekjen e një foshnjeje tri javëshe. Sipas policisë në QKMF të Malishevës është dërguar nga familjarët pa shenja jete foshnja një muajshe. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi…
Lajme
Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në një familje në Malishevë.
Bëhet fjalë për vdekjen e një foshnjeje tri javëshe.
Sipas policisë në QKMF të Malishevës është dërguar nga familjarët pa shenja jete foshnja një muajshe.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është nën hetime./Lajmi.net/