Kasolli: Nëse VV-ja do ta bënte sërish Osmanin presidentes, populli nuk do të dinte për takimet sekrete të Kurtit me Vuçiqin
Analisti Afrim Kasolli ka komentuar pretendimet e ish-presidentes Vjosa Osmani për takimet sekrete të kryeministrit Albin Kurti me Aleksander Vuçiqin në Bruksel. Duke ironizuar me këto pretendime, ai ka vlerësuar se një gjë e tillë kurrë nuk do të dihej, nëse VV-ja do ta bënte sërish presidente Osmanin. “Sikur Lëvizja Vetëvendosje te ishte pajtuar për…
Lajme
Analisti Afrim Kasolli ka komentuar pretendimet e ish-presidentes Vjosa Osmani për takimet sekrete të kryeministrit Albin Kurti me Aleksander Vuçiqin në Bruksel.
Duke ironizuar me këto pretendime, ai ka vlerësuar se një gjë e tillë kurrë nuk do të dihej, nëse VV-ja do ta bënte sërish presidente Osmanin.
“Sikur Lëvizja Vetëvendosje te ishte pajtuar për t’ia vazhduar mandatin e dytë presidencial Vjosa Osmanit, populli do të kishte mbetur në “terr informativ” per takimet sekrete të Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiqin ne prani të Lajçakut. Megjithatë, nuk mund të mohohet fakti se ky “përkushtim” i Vjosës për ta “mbrojtur” vendin nga rreziku i tradhtisë kombëtare qe e përfaqësojnë kundërshtarët e saj nuk është se deri me tani nuk i ka sjellur përfitime personale. Njëherë këtë rol e kishte Hashim Thaçi, mëpastaj Avdullah Hoti me marrëveshjen e Uashingtonit dhe së fundi Albin Kurti”, ka shkruar ai.