Osmani e Abdixhiku takojnë mësimdhënësit në Dardani, arsimin e quajnë prioritet kombëtar

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me mësimdhënës në Dardani, së bashku me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se asnjë shtet nuk ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e bërë arsimin prioritet kryesor kombëtar. “Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim…

Lajme

13/05/2026 18:24

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me mësimdhënës në Dardani, së bashku me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se asnjë shtet nuk ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e bërë arsimin prioritet kryesor kombëtar.

“Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor kombëtar”, ka shkruar ajo.

Osmani bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit janë diskutuar sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë, si dhe përkushtimi i tyre në arsimimin e brezave të rinj.

Ajo e cilësoi misionin e mësimdhënësve si fisnik dhe me rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit. /Lajmi.net/