Eman Rrahmani: Çdo votë për LVV-në është votë për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar sërish lidhur me çështjen e martesave të gjinisë së njëjtë dhe ndërrimit të gjinisë, tema për të cilat kishte ngritur shqetësime edhe gjatë legjislaturës së kaluar. Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani deklaroi se çdo votë për Lëvizja Vetëvendosje është mbështetje për lejimin e martesave…
Lajme
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka reaguar sërish lidhur me çështjen e martesave të gjinisë së njëjtë dhe ndërrimit të gjinisë, tema për të cilat kishte ngritur shqetësime edhe gjatë legjislaturës së kaluar.
Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani deklaroi se çdo votë për Lëvizja Vetëvendosje është mbështetje për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë dhe ndërrimit të gjinisë.
“Çdo votë për Lëvizjen Vetëvendosje është votë për lejimin e martesave burrë me burrë, është votë për lejimin e ndërrimit të gjinisë”, ka shkruar ai.
Rrahmani shtoi se sipas tij, edhe vota për secilin kandidat të LVV-së përfaqëson mbështetje për këto çështje. /Lajmi.net/