“Without me” nga Eminem dhe “The next Episode ” nga Dr.Dre& Snoop Dogg- Lumir Abdixhiku e Enver Hoxhaj nisin fushatën me këngë rep

Në Kosovë veçse ka filluar fushata, anipse jo zyrtarisht. Kandidatët për deputetë, e liderët e partive politike tanimë po bëhen gati për një fushatë që sipas të gjitha gjasave do të jetë mjaftë e “nxehtë”. Por diçka që bie në sy është fushata e rrjeteve sociale që po bëhet. Ditë më parë, kreu i LDK-së,…

Lajme

13/05/2026 10:31

Në Kosovë veçse ka filluar fushata, anipse jo zyrtarisht.

Kandidatët për deputetë, e liderët e partive politike tanimë po bëhen gati për një fushatë që sipas të gjitha gjasave do të jetë mjaftë e “nxehtë”.

Por diçka që bie në sy është fushata e rrjeteve sociale që po bëhet.

Ditë më parë, kreu i LDK-së, Lumir Abdihxiku në një video bashkë me Vjosa Osmanin përfshiu një këngë tejet të çuditshme për t’u përdorur në fushatë elektorale, një këngë të reperit Eminem, të titulluar “Without Me”.

Madje Abdixhiku këndonte në drejtim të Vjosa Osmanit “Gues who’s back”.

E natyrisht se teksti i kësaj kënge nuk përkon aspak me fushatën politike, e në përdorim ka fjalor tejet eksplicit.

Kurse sot, ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj përdori një këngë tjetër rep, e që është “The Next Episode” nga Snoop Dogg, Dr.Dre e Nate Dogg.

E as kjo këngë në tekstin e saj nuk qëndron më ndryshe, aty përdoren fjalë të ndryshme rreth narkotikëve e pijeve./Lajmi.net/

https://www.facebook.com/share/r/18fT42fSSC/