Sulmet ndaj LDK-së, Haziri: Veç harxhojnë kohë, nuk ndalemi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur për sulmet që kohëve të fundit po bëhen ndaj kësaj partie. Ai tha se LDK-në nuk mund ta ndalë askush, pavarësisht këtyre sulmeve. “Nuk kanë mundur me na ndal e as me na ulë askush, në asnjë rrethanë, në asnjë situatë, dukemi që duke…

Lajme

12/05/2026 19:15

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur për sulmet që kohëve të fundit po bëhen ndaj kësaj partie.

Ai tha se LDK-në nuk mund ta ndalë askush, pavarësisht këtyre sulmeve.

“Nuk kanë mundur me na ndal e as me na ulë askush, në asnjë rrethanë, në asnjë situatë, dukemi që duke na goditë na lëndojnë, por nuk kanë mujtë, veç harxhojnë kohë dhe mund me hudh bomba në oborr të LDK-së. Ka që 10 ditë përshkak të bashkimit të LDK-s, mandej përshkak të renditjes brenda LDK-së, mandej ndaj emrave të përvetshem që kanë ardh në LDK, mos të vazhdojnë sepse nuk kanë nevojë se ne i kemi përballu, momentin që kemi vendos me hy në këtë proces”, ka thënë Haziri në Klan.

Ai tha se “bombat” janë politike si përshembull ardhja e Vjosa Osmanit dhe largimi i Përparim Ramës.