Kurti prezanton Adelina Tërshani si kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se aktivistja feministe dhe autorja Adelina Tërshani i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të kandidojë për deputete në legjislaturën e ardhshme. Përmes një postimi publik, Kurti tha se Tërshani sjell mbi një dekadë përvojë në mbrojtjen e të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara,…

Lajme

12/05/2026 17:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se aktivistja feministe dhe autorja Adelina Tërshani i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të kandidojë për deputete në legjislaturën e ardhshme.

Përmes një postimi publik, Kurti tha se Tërshani sjell mbi një dekadë përvojë në mbrojtjen e të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke e cilësuar atë si një zë të rëndësishëm në fushën e drejtësisë shoqërore, raporton lajmi.net

“Si aktiviste e njohur feministe dhe autore, Adelina sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi njoftojmë bashkimin e Adelina Tërshanit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e cila do të jetë edhe kandidate për deputete në legjislaturën e ardhshme. Si aktiviste e njohur feministe dhe autore, Adelina sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke i bashkuar kauzat sociale me punën konkrete në terren dhe hulumtimin e politikave publike. ​Me formim akademik në Gazetari dhe Menaxhim të Konflikteve, studime të kryera në Itali, ajo përfaqëson një zë intelektual dhe kritik që e pasuron programin tonë për drejtësi shoqërore. Përmes angazhimit të saj në institucione dhe artit si formë rezistence, Adelina do të vazhdojë betejën për barazi edhe brenda Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/