Arrestohet një person në Skenderaj për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pas një incidenti që ndodhi sot rreth orës 11:30 në Skenderaj. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari mashkull madhor, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Si pasojë e sulmit, viktima…

Lajme

12/05/2026 14:58

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pas një incidenti që ndodhi sot rreth orës 11:30 në Skenderaj.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari mashkull madhor, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Si pasojë e sulmit, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se gjatë intervenimit është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, bashkë me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.

Ndërkaq pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Lajmi.net/