Sibel Halimi tërhiqet nga gara për deputete, por mbetet pjesë e strukturave të LDK-së

Sibel Halimi ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi publik, Halimi tha se vendimin e ka marrë duke besuar se angazhimi politik nuk lidhet domosdoshmërisht me kandidimin personal, por me përgjegjësinë ndaj vizionit politik që, sipas saj, i…

Lajme

12/05/2026 13:00

Sibel Halimi ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi publik, Halimi tha se vendimin e ka marrë duke besuar se angazhimi politik nuk lidhet domosdoshmërisht me kandidimin personal, por me përgjegjësinë ndaj vizionit politik që, sipas saj, i duhet Kosovës.

Ajo theksoi se do të vazhdojë të jetë aktive në strukturat qendrore të LDK-së dhe se mbështet fuqishëm liderin e partisë, Lumir Abdixhiku.

“Besoj se Lumir Abdixhiku përfaqëson mundësinë për një nivel tjetër të politikëbërjes në Kosovë, një kulturë politike qytetare, moderne dhe larg populizmit e mashtrimit”, ka shkruar Halimi.

Ajo shtoi se që nga dita e parë e angazhimit në LDK ka besuar në një drejtim liberal-demokratik për Kosovën, të ndërtuar mbi ide, përgjegjësi dhe vlera afatgjata.

“Besoj se duhet të bashkëkohemi për një LDK që rikthen stabilitetin institucional dhe për një kryeministër të një kalibri tjetër, siç është Lumir Abdixhiku”, thuhet në reagimin e saj. /Lajmi.net/