Ramush Haradinaj zyrtarizon Avni Arifin kandidat për deputet nga AAK-ja

Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar kandidimin e Avni Arifi për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me Arifin ka ndarë një rrugëtim të gjatë politik, në periudha sfiduese dhe vendime të rëndësishme për shtetin e Kosovës. “Ai ka qenë gjithmonë…

Lajme

12/05/2026 12:18

Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar kandidimin e Avni Arifi për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me Arifin ka ndarë një rrugëtim të gjatë politik, në periudha sfiduese dhe vendime të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

“Ai ka qenë gjithmonë ndër njerëzit më lojalë, më korrektë dhe më profesionalë, jo vetëm brenda Aleancës, por edhe në secilin institucion që ka përfaqësuar”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së e vlerësoi Arifin si figurë me përvojë të gjatë institucionale dhe politike, duke theksuar se ai gjithmonë e ka parë politikën si shërbim ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Sipas Haradinajt, rikthimi i Arifit në listën e Aleancës vjen në një moment kyç për Kosovën, kur vendi ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe vizion politik.

“Ai ka dëshmuar se stabiliteti politik, partneriteti me aleatët ndërkombëtarë dhe forcimi i institucioneve janë rruga e vetme për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fuqishme”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/