Pas 3047 votave në zgjedhjet e fundit, Dardan Krasniqi kërkon sërish besimin e qytetarëve
Dardan Krasniqi ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në prag të zgjedhjeve, duke theksuar se në këtë garë politike hyn me vizion të qartë dhe përkushtim për zhvillimin e vendit. Në postimin e tij, Krasniqi ka thënë se fokusi i angazhimit të tij do të jetë zhvillimi ekonomik,…
Lajme
Dardan Krasniqi ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në prag të zgjedhjeve, duke theksuar se në këtë garë politike hyn me vizion të qartë dhe përkushtim për zhvillimin e vendit.
Në postimin e tij, Krasniqi ka thënë se fokusi i angazhimit të tij do të jetë zhvillimi ekonomik, mirëqenia dhe krijimi i mundësive për secilin qytetar.
“Me koncept për zhvillim, mirëqenie dhe mundësi për secilin qytetar. Me përkushtim për sportin, kulturën, shëndetësinë dhe arsimin si shtylla të një shoqërie të fortë e të shëndoshë”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka theksuar se në këtë rrugëtim do të mbrojë vlerat çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.
“Hyjmë duke mbrojtur vlerat çlirimtare, sakrificën dhe idealin për të cilin u ndërtua liria jonë”, thuhet në postim.
Krasniqi ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve, duke premtuar se do të jetë zë i fuqishëm për ta.
Ndryshe Krasniqi, i cili, njëherësh është kunat i Albulena Haxhiut, në zgjedhjet e fundit mori 3047 vota. /Lajmi.net/