KRU Hidrodrini ka njoftuar se disa lagje të Peja kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të një prishjeje në gypin DN 350.
Sipas kompanisë, defekti është paraqitur në afërsi të Gjimnazit “Bedri Pejani”, në rrugën “Gjergj Fishta”.
Si pasojë e prishjes, ndërprerje të furnizimit me ujë kanë pësuar rrugët “Çamëria”, “Halil Agusholli”, “Ahmet Gjikolli”, “Eliot Engel”, si dhe disa rrugë të tjera dytësore.
Nga KRU “Hidrodrini” është bërë e ditur se ekipet e terrenit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sanimin e defektit.
Sipas njoftimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet rreth orës 12:30. /Lajmi.net/