NPL “Gjelbër” apel qytetarëve: Kujdes pranë pemëve për shkak të erërave të forta

NPL Gjelbër u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtina që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër parqe dhe hapësira të gjelbëruara, për shkak të erërave të forta dhe motit të paqëndrueshëm. Përmes një njoftimi në Facebook, kompania ka apeluar që qytetarët të kenë kujdes edhe gjatë parkimit të automjeteve pranë pemëve, pasi kushtet…

Lajme

12/05/2026 11:32

NPL Gjelbër u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtina që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër parqe dhe hapësira të gjelbëruara, për shkak të erërave të forta dhe motit të paqëndrueshëm.

Përmes një njoftimi në Facebook, kompania ka apeluar që qytetarët të kenë kujdes edhe gjatë parkimit të automjeteve pranë pemëve, pasi kushtet atmosferike mund të paraqesin rrezik.

Sipas njoftimit, ekipet e NPL “Gjelbër” ndodhen në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe intervenimit të shpejtë në rast nevoje.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe me kushte të paqëndrueshme atmosferike. /Lajmi.net/