Serwer: Gjykata Speciale ka dështuar të përmbushë standardet që kërkojnë qytetarët e Kosovës
Daniel Serwer ka ngritur kritika të ashpra ndaj Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se kjo gjykatë nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që presin qytetarët e Kosovës. Reagimi i njohësit amerikan të zhvillimeve në Ballkan erdhi pas publikimit të raportit të hartuar nga Komiteti i Odës së Avokatëve për të…
Lajme
Daniel Serwer ka ngritur kritika të ashpra ndaj Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se kjo gjykatë nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që presin qytetarët e Kosovës.
Reagimi i njohësit amerikan të zhvillimeve në Ballkan erdhi pas publikimit të raportit të hartuar nga Komiteti i Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit, ku evidentohen shqetësime serioze për mënyrën e zhvillimit të proceseve gjyqësore në Hagë.
Sipas Serwer, raporti ngre dilema të mëdha lidhur me paraburgimet e zgjatura, pranueshmërinë e provave dhe mungesën e barazisë së armëve mes palëve në proces.
“Ajo që nuk thotë raporti është se një gjykatë që i kushton bashkësisë ndërkombëtare disa qindra milionë euro nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që kërkon populli i Kosovës”, ka deklaruar Serwer.
Ai ka paralajmëruar se vendimet e kësaj gjykate mund të ndikojnë edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon, duke shtuar se dënimet dhe burgosjet e mëtejshme “nuk do ta përmirësojnë reputacionin e drejtësisë ndërkombëtare askund tjetër përveç në Serbi”.
Raporti afro 100-faqësh, i përgatitur me kërkesë të Avokati i Popullit i Kosovës, trajton funksionimin e proceseve gjyqësore në Hagë dhe evidenton një sërë dilemash juridike e shkeljesh procedurale.
Në raport thuhet se mandati i Gjykatës Speciale ka ndryshuar ndër vite, duke kaluar nga hetimet për trafikim organesh dhe krim të organizuar në procese që fokusohen kryesisht ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ndërkohë, Dhomat e Specializuara kanë mohuar gjetjet e ekspertëve britanikë. /Lajmi.net/