Qeveria në detyrë miraton ndarjen buxhetore mbi 10 milionë e 800 mijë euro për zgjedhjet e 7 qershorit

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike. Me këtë rast në këtë mbledhje qeveria në detyrë ka miratuar mbi 10 milionë euro për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit. “Miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 € (dhjetë milionë…

Lajme

12/05/2026 10:47

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike.

Me këtë rast në këtë mbledhje qeveria në detyrë ka miratuar mbi 10 milionë euro për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit.

“Miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 € (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e dyzet e pesë cent), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026.”.

Këto mjete janë destinuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Mjetet do të përdoren për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të procesit zgjedhor të muajit të ardhshëm./Lajmi.net/