Policia ashpërson kontrollet në Ferizaj, 1477 shoferë gjobiten brenda javës

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizaj ka shqiptuar 1477 gjoba trafiku brenda një jave, pas intensifikimit të kontrolleve me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas policisë, kontrollet janë zhvilluar nga 4 deri më 10 maj, ndërsa shumica e gjobave janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, parking të parregullt dhe…

Lajme

12/05/2026 09:54

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizaj ka shqiptuar 1477 gjoba trafiku brenda një jave, pas intensifikimit të kontrolleve me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas policisë, kontrollet janë zhvilluar nga 4 deri më 10 maj, ndërsa shumica e gjobave janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, parking të parregullt dhe xhama të errësuar.

Nga statistikat e publikuara, 338 shoferë janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, 215 për parking të parregullt dhe 146 për xhama të errësuar. Gjoba janë shqiptuar edhe për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, mosrespektim të shenjave të komunikacionit, mosmbajtje të distancës dhe kundërvajtje të tjera në trafik.

Policia u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën”, thuhet në apelin e policisë. /Lajmi.net/