Policia konfiskon materiale me mbishkrime nxitëse në veturën e një shtetasi serb në Merdar

Një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikën kufitare Merdar pasi në veturën e tij janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasditen e së hënës gjatë kontrollit në kufi, ku autoritetet kanë hasur në materiale të dyshuara me përmbajtje nxitëse. “Gjatë kontrollit në veturë janë…

Lajme

12/05/2026 09:36

Një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikën kufitare Merdar pasi në veturën e tij janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasditen e së hënës gjatë kontrollit në kufi, ku autoritetet kanë hasur në materiale të dyshuara me përmbajtje nxitëse.

“Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës”, thuhet në njoftimin policor.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, shtetasi serb është kthyer në drejtim të Serbisë, ndërsa materialet janë konfiskuar nga autoritetet kompetente. /Lajmi.net/