Hamza lë të hapur bashkëpunimin me LDK-në: Bllokadat nuk i bëjnë mirë vendit

Bedri Hamza ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Lidhja Demokratike e Kosovës pas zgjedhjeve, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe shmangie të bllokadave institucionale. Në emisionin “Pressing” në T7, Hamza tha se partitë politike duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe avancimin e proceseve…

Lajme

11/05/2026 22:16

Bedri Hamza ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Lidhja Demokratike e Kosovës pas zgjedhjeve, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe shmangie të bllokadave institucionale.

Në emisionin “Pressing” në T7, Hamza tha se partitë politike duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe avancimin e proceseve shtetërore.

“Dikush me dikënd duhet me bashkëpunu. Kemi pas bashkëpunime të mira, herë ne me LDK-në, me AKR-në… Jam i bindur që bllokadat nuk janë të shëndetshme për vendin”, deklaroi ai.

Hamza shtoi se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO kërkon stabilitet politik, duke paralajmëruar se vendet e rajonit po ecin përpara në proceset euro-atlantike. /Lajmi.net/