Ardian Gjini ka deklaruar se me “përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë” e ka pranuar detyrën si bartës i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se lista e Aleancës nuk është vetëm një listë kandidatësh, por “një pakt i ri për shtetin, sigurinë dhe dinjitetin”.
“Andrrën për Kosovën e jetësojmë bashkë me miqtë e kolegët e mi, që gjithmonë kanë qëndruar të palëkundur përballë çdo sfide”, ka shkruar ai.
Gjini ka falënderuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për besimin dhe mbështetjen e dhënë.
“Nuk është thjesht listë kandidatësh, por një pakt i ri për shtetin, sigurinë dhe dinjitetin tonë”, është shprehur Gjini. /Lajmi.net/